Ndërlidhjet

Protesta të reja në Kajro


Kajro, 12 shtator 2012.
Kajro, 12 shtator 2012.
Forcat speciale të sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur larg Ambasadës Amerikane në Kajro qindra protestues të tubuar.

Demonstruesit kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë ata.

Përleshjet pasojnë tensionet në rritje kundër misioneve amerikane në rajon, të cilat, të martën, rezultuan me vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Kristofer Stivens, në Bengazi të Libisë, ashtu si edhe të tre zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Turma të popujve arabë kanë reaguar dhunshëm, në përgjigje të një filmi anti-islamik, të bërë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada Amerikane në Kajro është sulmuar edhe të martën, në përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit. Disa protestues janë ngjitur mureve të ambasadës, për të grisur më pas flamurin amerikan.
XS
SM
MD
LG