Ndërlidhjet

Shulc: Deklarata për Serbinë bazohet në realitet


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, ka thënë se deklarata e tij që Serbia duhet të njohë Kosovën nëse do anëtarësimin në BE, paraqet një “vlerësim individual, të bazuar në realitet dhe pragmatizëm”.

“Ajo që unë kam thënë, për shumëkënd është e qartë. Në të ardhmen, mendoj të shoh edhe Serbinë, edhe Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në fund të këtij procesi duhet të gjendet një mënyrë për njohje të ndërsjellë”, ka thënë Shulc për mediat serbe.

Ditë më parë, diplomati evropian, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, ka kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës - gjë që ka nxitur reagime të mëdha në shtetin serb.

Ky i fundit është në pritje të marrjes së datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shulc ka thënë se “shpreson” që Serbisë t’i sigurohet kjo datë para verës së vitit 2013. (v.t.)
XS
SM
MD
LG