Ndërlidhjet

Obama paraqet emra të rinj në administratë - përfshirë kreun e BBG-së


Ilustrim
Ilustrim
Xhefri Shell, president i kompanisë mediatike “NBCUniversal International” pritet të emërohet edhe zyrtarisht nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në postin e kryetarit të Bordit të Guvernatorëve të Transmetimit (BBG).

Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Shell aktualisht shërben në bordin e Qendrës Kombëtare të Kushtetutës.

Ai ka qenë njëri nga shtatë personat e nominuar nga Shtëpia e Bardhë për poste të ndryshme të administratës.

“U jam mirënjohës këtyre burrave dhe grave, që kanë rënë dakord për t’iu bashkuar kësaj administrate. Jam i sigurt se ata do të shërbejnë me aftësi në këto role të rëndësishme. Pres që të punoj me ta në muajt dhe vitet e ardhshme”, ka thënë presidenti Obama.

BBG është Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit, që mbikëqyr të gjithë transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.
XS
SM
MD
LG