Ndërlidhjet

logo-print

SHBA vendos luftanije dhe marinsa në Tripoli


Tripoli

Tripoli

Uashingtoni ka vendosur dy luftanije dhe 50 marinsa në Libi, pas vrasjes së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bengazi.

Trupat janë dërguar për të siguruar ambasadën kryesore amerikane në Triopli.

Ambasadori Kristofer Stivens dhe tre bashkëpunëtorë të tij janë vrarë të martën nga sulmi i disa myslimanëve të zemëruar me një film anti-islamik.

Por zyrtarët amerikanë, megjithatë, janë duke hetuar nëse sulmi ka qenë komplot i degëve të Al Kaidës apo i simpatizuesve të saj, që kanë përdorur protestat për të kryer një sulm të koordinuar në përvjetorin e 11 Shtatorit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është zotuar se do të sjellë autorët para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG