Ndërlidhjet

Filmi amator që nxiti ndjenjat anti-amerikane

  • RFE /RL

Pamje nga konsullata amerikane në Libi...

Pamje nga konsullata amerikane në Libi...

Ka kushtuar vetëm 5 milionë dollarë – një shumë e vogël e buxheteve që ndahen zakonisht për filmat e metrazhit të gjatë.

Megjithatë, “Pafajësia e myslimanëve”, një film amator që tall Islamin dhe profetin Muhamed, është duke pasur ndikim të madh.

Ai ka shkaktuar protesta të furishme anti-amerikane në Libi dhe Egjipt, në përvjetorin e 11-të të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Protestat në Bengazi të Libisë u shndërruan në dhunë dhe morën jetën e katër zyrtarëve të lartë amerikanë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Kristofer Stivens, ishte në mesin e të vrarëve nga sulmi kundër Konsullatës amerikane.

Zymtësia e ngjarjes risjell në qendër të vëmendjes atë se si format e kulturës perëndimore mund të provokojnë pakënaqësi të rrezikshme tek arabët, ku ndjenjat antiamerikane mbeten të forta.

Rasti të kujton vitin 2005, kur karikaturat e Profetit Muhamed janë shfaqur në një gazetë daneze, duke shkaktuar protesta dhe trazira masive në shumë vende myslimane.

Myslimanët kundërshtojnë çdo përshkrim fizik të Profetit. “Pafajësia e myslimanëve”, jo vetëm që paraqet Muhamedin në formë njerëzore, por e përshkuan atë edhe si gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave.

Në një skenë, Muhamedi madje i lutet Kuranit të mbështesë dëshirën e tij për të pasur marrëdhënie intime me gruan e një burri tjetër.

Zemërimi me filmin ka bërë që regjisori i tij, një amerikan me prejardhje izraelite, të fshihet.

Regjisori 56-vjeçar, Sam Bacile, ka thënë se ka përdorur kontributet e më shumë se 100 donatorëve hebrenj për të financuar filmin. Më herët, ai ka thënë se Islami është “kancer”, i cili ka bërë që Shtetet e Bashkuara të humbasin para dhe ushtarë në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Disa skena të filmit janë postuar në faqen e internetit YouTube.

Një skenë paraqet grabitësit myslimanë duke shkatërruar shtëpitë e besimtarëve të krishterë, derisa forcat lokale të sigurisë rrinë mënjanë.

Kapiteni i sigurisë:Mos ndërmerrni asnjë veprim derisa të mbarojë çdo gjë”.

Grabitësi: Vini zjarrin! Do t’i djegim këta të krishterë të braktisur.

Filmi dyorësh thuhet të jetë shfaqur vetëm një herë në një teatër të Hollivudit, në fillim të këtij viti.

Ai ka gjetur mbështetjen e Teri Xhonsit, një predikuesi në Flordia, i cili është bërë i njohur në vitin 2010 me kërcënimet e tij për djegien publike të Kuranit.

Xhons ka thënë se dhuna në Libi dhe në Egjipt tregon se myslimanët “nuk kanë tolerancë për asgjë jashtë Muhamedit”.

Por, banorët në Bengazi e shohin ndryshe atë.

Libianët nuk duan që dikush të thotë diçka të keqe për profetin e tyre. Pofeti Muhamed – ai nuk është Osama bin Laden, ai nuk është dikush tjetër, ai është profeti ynë”, thotë një qytetar i Bengazit të Libisë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG