Ndërlidhjet

logo-print

Në Australi arrestohet një terrorist i dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Policia australiane ka arrestuar një person të dyshuar për terrorizëm, pas bastisjeve që ka kryer në 11 shtëpi në periferi të Melburnit.

Identiteti i personit nuk është bërë i ditur.

Policia thotë se 23-vjeçari pritet të ngarkohet me akuza për “mbledhjen ose bërjen e dokumenteve, për të lehtësuar aktet terroriste”.

Gjatë operacionit janë konfiskuar armë dhe pajisje kompjuterike, përfshirë një kartë memorieje, e cila përmban “materiale të dhunshme ekstremiste”.
XS
SM
MD
LG