Ndërlidhjet

Libia zgjedh kryeministrin e ri


Ilustrim
Ilustrim
Asambleja Kombëtare e Libisë ka zgjedhur zëvendëskryeministrin Mustafa Abu Shagur në postin e kryeministrit të ri të vendit.

Me votat e balotazhit, Shagur ka mundur Mahmud Xhibrilin, i cili ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm, pas revoltës së vitit të kaluar kundër diktatorit Muamer Gadafi.

Zgjedhjet janë zhvilluar një ditë pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Bengazi, si dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij.

Shagur ka një histori të gjatë të opozitës ndaj Gadafit. Ai ka doktoruar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG