Ndërlidhjet

logo-print

NASA teston “Curiosity”-n, para “udhëtimit të gjatë”


"Curiosity"

"Curiosity"

Sonda “Curiosity” po kalon nëpër testet finale, para se të nisë udhëtimin e gjatë në sipërfaqen e Marsit, për të hulumtuar nëse ndonjëherë ka pasur ose jo jetë në planet.

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, kanë testuar instrumentet e mjetit me gjashtë rrota, për të siguruar funksionimin e duhur edhe pesë javë pas aterimit në Mars.

Testi final përfshin manovrimin e krahut robotik të sondës.

“Curiosity” më pas do të nisë udhëtimin 400-metërsh në zonën ku ka tre lloje të shkëmbinjve.

Deri më tani, mjeti ka lëvizur vetëm 100 metra nga vendi ku ka zbarkuar më 6 gusht.
XS
SM
MD
LG