Ndërlidhjet

logo-print

Në Pakistan vriten shtatë punëtorë ndërtimtarie


Baluçistan - foto arkivi

Baluçistan - foto arkivi

Persona të panjohur kanë vrarë shtatë punëtorë ndërtimtarie dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Vrasjet kanë ndodhur rreth 30 kilometra në lindje të qytetit Kueta.

Viktimat raportohet të jenë pashtunë etnikë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Separatistët e Baluçistanit janë fajësuar në të kaluarën për sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG