Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI do të vizitojë Libanin


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI nis të premten një vizitë treditore në Liban.

Sipas Vatikanit, vizita është pjesë e thirrjeve të Papës për dialog ndërfetar.

Ajo ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e konfliktit të Sirisë edhe në Liban, si dhe pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi.

Autoritetet libaneze kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë për vizitën e planifikuar, duke pezulluar lejet e armëve, pos për rojat e politikanëve.

Benedikti është papa i parë që viziton Libanin prejse Gjon Pauli II ka qëndruar atje në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG