Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Brahimi arriti në Damask


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Siri, Lakdar Brahimi, ka arritur sot në kryeqytetin Damask, në vizitën e tij të parë prej se u emërua në këtë post.

Ministria e jashtme e Sirisë, më parë, ka njoftuar se Lakdar Brahimi do të takohet me ministrin e jashtëm, Valid al-Muallem, në mbrëmje në Damask. Nuk është bërë e qartë nëse Brahimi do të takohet me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

I dërguari i mëparshëm i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, u tërhoq në muajin gusht për shkak të ndarjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me konfliktin 18 mujor në Siri.

Sipas aktivistëve sirianë, prej marsit të vitit 2011, kur filloi konflikti ndërmjet kryengritësve dhe regjimit të presidentit Asad, janë vrarë më se 27 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG