Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Protesta dhe sulme ndaj interesave amerikane


Në Konsullatën e SHBA-ve në Bengazi të Libisë, që është sulmuar dhe djegur nga demonstruesit, shihet flamuri amerikan
Në Konsullatën e SHBA-ve në Bengazi të Libisë, që është sulmuar dhe djegur nga demonstruesit, shihet flamuri amerikan
Në Lindjen e Mesme kanë vazhduar protestat dhe sulmet ndaj ambasadave amerikane.

Demonstruesit e kanë sulmuan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Jemenit, Sana, derisa zemërimi vazhdon të përhapet në gjithë botën myslimane, lidhur me një projekt filmik privat, që tallet me Profetin Muhamed.

Kur demonstruesit janë futur brenda kompelskit të ambasadës, i kanë thyer dritaret dhe i kanë ndezur veturat, para se policia t’i largonte ata, duke përdorë topa uji dhe të shtëna alarmi.

Në Kajro policia është përleshur me demonstruesit, që për të tretën ditë me radhë po protestonin afër Ambasadës amerikane, kundër projektit të përmendur filmik.

Në Teheran të Iranit, forca shtesë të sigurisë janë vendosur afër Ambasadës së Zvicrës, e cila i mbronë interesat e Shteteve të Bashkuara në këtë vend, derisa studentët demonstronin kundër filmit.

Në Irak, grupi militant Asaib al-Haq, që ka ndërmarrë sulme kundër personave të jashtëm gjatë luftës në Irak, u është kërcënuar të gjitha interesave amerikane në këtë vend.

Në Tunizi dhe Sudan, mbrëmë vonë, policia është përleshur me demonstruesit jashtë ambasadave amerikane.

Të martën, është vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens, gjatë një sulmi kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi, derisa masa ka protestuar kundër filmit.

Zyrtarët amerikanë po zhvillojnë hetime nëse militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e kanë shfrytëzuar protestën në Bengazi, si mbulesë për ta sulmuar ndërtesën.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar forcim të sigurisë në të gjitha kapacitet tejoqeanike të Shteteve të Bashkuara, pas dhunës në Libi.
XS
SM
MD
LG