Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i personave të armatosur – 9 të vrarë


Familjarët e pikëlluar të të vrarëve para njhë spitali civil

Familjarët e pikëlluar të të vrarëve para njhë spitali civil

Persona të armatosur dhe të panjohur i kanë vrarë 9 punëtorë ndërtimorë dhe i kanë plagosur gjashtë të tjerë, sot në provincën jugperëndimore të Pakistanit, Baluçistan.

Sulmi ishte kryer afër fshatit Dasht, afro 30 kilometra në lindje të qytetit Kueta.

Raportohet se të gjitha viktimat ishin pashtunë etnikë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje.

Për sulme të ngjashme të mëparshme ishin fajësuar separatistët nga Baluçistani.
XS
SM
MD
LG