Ndërlidhjet

Berlin: Nga alarmi i rrejshëm evakuohet Konsullata e SHBA-ve


Pamje nga sulmi në Ambasadën e SHBA-ve në Sana të Jemenit
Pamje nga sulmi në Ambasadën e SHBA-ve në Sana të Jemenit
Një alarm i rrejshëm sot ka shkaktuar evakuimin e pjesërishëm të Konsullatës amerikane në Berlin.

Një pjesë e ndërtesës, në lagjen Dahlem, ishte evakuuar për shkak të shqetësimeve se ishte liruar tym helmues, meqë personeli i vizave ishte ankuar për probleme të befasishme me frymëmarrje, pasi një person, që besohet se ishte shqiptar, ia kishte dhënë pasaportën e tij nëpunëses në sportelin e vizave.

Sipas policisë, ky person ka thënë se kishte kërkuar vizë.

Më vonë policia e ka përshkruar alarmin si të rrejshëm.

“Nuk është zbuluar ndonjë kërcënim dhe ndërtesa është hapur përsëri”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ky shqetësim ka ndodhur në kohën kur në Lindjen e Mesme janë sulmuar Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, ndërsa nga sulmi në Konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë është vrarë Ambasadori amerikan, Kristofer Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë.

Sulmet kishin ndodhur për shkak të një projekti filmik, në të cilin bëhet tallje me Profetin Muhamed.
XS
SM
MD
LG