Ndërlidhjet

Klinton: Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me filmin kundërthënës


HiIlari Klinton
HiIlari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se qeveria nuk ka të bëjë asgjë me filmin kundërthënës për Profetin Muhamed, i cili ka shkaktuar protesta anti-amerikane në gjithë Lindjen e Mesme.

Ajo tha se videoja e publikuar në Internet ishte “e neveritshme dhe meriton kritika”.

Sipas sekretares Klinton, ky film “duket se ka qëllim thellësisht cinik: ta denigroj një religjion të madh dhe të provokoj zemërim”.

Këto komente u bënë pas protestave të reja anti-amerikane në Jemen, Egjipt, Libi, Sudan, Tunizi dhe Iran.

Të martën vonë në Konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, është vrarë ambasadori Kristofer Stivens, derisa masa protestonte kundër filmit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar forcim të sigurisë në të gjitha kapacitet tejoqeanike të Shteteve të Bashkuara, pas dhunës në Libi.
XS
SM
MD
LG