Ndërlidhjet

SHBA: Më tepër para për stimulimin e ekonomisë


Simboli i Rezervave Federale të SHBA-ve
Simboli i Rezervave Federale të SHBA-ve
Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara sot e kanë vazhduar politikën e futjes së më tepër parave në sistem për stimulimin e ekonomisë, duke krijuar një program të ri të blerjes së fletobligacioneve, që synon shkurtimin afatgjatë të shkallës së interesit për nxitjen e ekonomisë së ngadalshme.

Ky instutcion amerikan, që është ekuivalent i Bankave Qendrore të shteteve evropiane, thotë se do t’i shpenzoj 40 miliardë dollarë në muaj, për të blerë sigurime të kthimit të kredive, pasi ekonomia e Shteteve të Bashkuara, është shumë e butë për ta reduktuar papunësinë e lartë.

Kjo blerje do të vazhdonte derisa tregu i vendeve të punës do të tregonte përmirësime substanciale.

Banka, poashtu, e ka vazhduar planin për ta mbajtur shkallën e interesit afatshkurtër në nivel rekord të ulët deri në mes të vitit 2015.
XS
SM
MD
LG