Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat, në Jemen tre të vrarë


Protestuesit në ikje, derisa policia ka hedhur gaz lotsjellës afër Ambasadës amerikane në Sana të Jemenit

Protestuesit në ikje, derisa policia ka hedhur gaz lotsjellës afër Ambasadës amerikane në Sana të Jemenit

Në kryeqytetin e Jemenit, Sana, demonstruesit e kanë sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, derisa kanë vazhduar protestat lidhur me një projekt privat filmik, i cili tallet me Profetin Muhamed.

Protestuesit i kanë thyer dritaret në Ambasadën amerikane, i kanë djegur veturat dhe flamurin amerikan, para se policia t’i dëbonte ata, duke përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe të shtëna alarmi.

Së paku tre vetë janë vrarë, ndërsa më se 30 janë plagosur.

Në Egjipt policia është përleshur me demonstrues, të cilët për disa ditë me radhë kanë demonstruar afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kajro, kundër këtij filmi.

Në Irak, mijëra njerëz kanë marshuar në lagjen shiite të Bagdadit, Sadër Siti, duke brohoritur parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në Libi, ku të martën vonë në Bengazi, u vra ambasadori amerikan, Kristofer Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë, kryeministri Mustafa Abu Shagur, tha se lidhur me këtë vrasje janë bërë disa arrestime.
XS
SM
MD
LG