Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Politika edhe Kosova edhe BE në sprovë të madhe


Borisllav Stefanoviq

Borisllav Stefanoviq

Ish shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se “politika edhe Kosova dhe BE-ja”, është në sprovë të madhe, pas paraqitjes së kushteve të qarta për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, dhe se kërkesa “krejtësisht e re dhe më problematike” është ajo për nënshkrimin e kontratës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Prishtinën.

“Politika edhe Kosova edhe BE-ja është në sprovë të madhe”, tha Stefanoviq dhe shtoi se nuk do të shkonte aq larg si disa analistë për të konstatuar se kjo politikë është shkatërruar, “por do të jetë e nevojshme shumë mençuri politike, takt dhe realizëm në arritjen e kompromiseve të dhembshme me Prishtinën”.

Mëtutje, Borisllav Stefanoviq i tha agjencisë Beta, se mesazhi nga gjermanët, i fundit në vargun e porosive të rënda dhe të këqia për politikën serbe, duhet kuptuar në mënyrë shumë serioze.

Këto komente u bënë pasi dje përfaqësuesi i lartë i partisë CDU në qeveri në Gjermani, Andreas Shokenhof, deklaroi se Gjermania do të kërkoj, që para fillimit të bisedimeve për pranim me Bashkimin Evropian, Beogradi ta nënshkruaj një kontratë me Prishtinën, me të cilën obligohet për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
XS
SM
MD
LG