Ndërlidhjet

Raporti: Sulmi në Iran mund të shkaktojë luftë totale


Pamje nga kapacitetet atomike iraniane në Natanc
Pamje nga kapacitetet atomike iraniane në Natanc
Në një raport të ri për vlerësimet e çmimit dhe të përfitimeve nga sulmi eventual kundër Iranit, thuhet se sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me gjasë, e bartin rrezikun për të shkaktuar luftë totale në Lindjen e Mesme.

Raporti i përpiluar nga ish-zyrtarë të qeverisë, ekspertë të sigurisë kombëtare dhe oficerë ushtarakë të pensionuar, thotë se sulmi i Shteteve të Bashkuara, do ta trondiste kontrollin politik të regjimit të Iranit.

Por, iranianët, me gjasë, do të menaxhonin kundërpërgjigjjen, direkt dhe nëpërmjet surrogatëve.

Sipas raportit, një sulm mund ta shtyjë zhvillimin e bombës atomike të Iranit për katër vite, por publiku iranian do t’i bashkohej udhëheqësisë së klerikëve.
XS
SM
MD
LG