Ndërlidhjet

ANEB: Miratohet rezoluta që e kritikon Iranin


Pamje satelitore e kompleksit ushtarak iranian në Parçin

Pamje satelitore e kompleksit ushtarak iranian në Parçin

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) mbrëmë e ka miratuar rezolutën me të cilën kritikohet Irani për dështim që të bashkëpunoj plotësisht lidhur me programin e vet atomik.

Në rezolutë shprehet “shqetësim serioz” për vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit dhe aktivitetet e tjera ndërlidhëse.

I bëhet thirrje Iranit që të lejoj inspektimin në hapësirat specifike të kompleksit ushtarak në Parçin, ku ANEB-i dyshon se Teherani ka zhvilluar prova bërthamore para një dekade.
XS
SM
MD
LG