Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Është vrarë një polic


Pamje e Tiranës

Pamje e Tiranës

Autoritetet e Shqipërisë thonë se një polic është qëlluar për vdekje afër kryeqytetit Tirana.

Polici 49 vjeçar, Adem Tahiraj, është vrarë të enjten në Sukth, 30 kilometra në perëndim të Tiranës, pas të shtënave nga një automobil tjetër.

Gjatë të shtënave është plagosur një kalimtar rasti.

Zëdhënësja e policisë, Donika Hoxha, ka refuzuar t’i konfirmojë ose mohojë raportet e mediave lokale se Tahiraj po merrte pjesë në një operacion në gjetjen e një personi të kërkuar në këtë hapësirë, raporton AP.
XS
SM
MD
LG