Ndërlidhjet

Pacolli kërkoi njohje nga Iraku


Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, ka kërkuar që Bagdadi ta pranojë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas njoftimit nga Zyra e zotit Pacolli, takimi është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë takimi është diskutuar për proceset politike, nëpër të cilat po kalojnë të dy vendet.

Zoti Pacolli i ka paraqitur të arriturat e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, e deri tash, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se presidenti Talabani e ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli që ta vizitojë Irakun.
XS
SM
MD
LG