Ndërlidhjet

Vorlik: Serbia të vazhdojë t’i afrohet Evropës


Ambasadorja amerikane në Serbi Meri Volrik
Ambasadorja amerikane në Serbi Meri Volrik
Gjatë disa viteve të fundit, Serbia ka arritur përparim të madh në reforma, në bashkëpunim me Hagën dhe në raport me Kosovën, që ka rezultuar me statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, tha Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Vorlik, e cila sot e ka ditën e saj të fundit të punës në Beograd.

Vorlik i ka thënë agjencisë Beta se qeveria e re duhet ta vazhdoj punën e filluar për afrim ndaj Evropës.

Ajo i ka përkujtuar porositë e zëvendëspresidentit amerikan, Xhoe Bajden, për Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit, para se ajo të vinte në Beograd, në maj të vitit 2009.

“Mendoj se ka sjellë një porosi shumë të fortë dhe pozitive se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e mbështesin Serbinë dhe evro-integrimet e saj, megjithë dallimet tona për Kosovën”, theksoi ambasadorja Vorlik.
XS
SM
MD
LG