Ndërlidhjet

logo-print

Anëtaret e reja të BE-së monitorojnë zgjedhjet në Gjeorgji


Tubim zgjedhor në Gjeorgji

Tubim zgjedhor në Gjeorgji

Ministrat e Jashtëm të pesë shteteve më të reja të Bashkimit Evropian janë ngarkuar me përgatitjet e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të Gjeorgjisë, që mbahen më 1 tetor.

Ministria e Jashtme bullgare tha përmes një deklarate se Ministri i Jashtëm Nikolaj Mladenov do të bashkohet me ministrat e tjerë nga Letonia, Lituania, Republika Çeke dhe Rumania për të udhëtuar në Gjeorgji të hënën më 17 shtator për të vëzhguar përgatitjet për zgjedhjet dhe për të treguar mbështetjen për reformat “ që e çojnë Gjerogjinë kah integrimin euro-atlantik.”

Partia në pushtet e presidentit Mihajl Sakashvili pritet të përballet me konkurrencën më të fortë, që nga ardhja në pushtet pas Revolucionit Rozë të vitit 2003, me mbështetjen në rritje për lëvizjen e opozitës Ëndrra Gjeorgjiane, të udhëhequr nga miliarderi Bizina Ivanishvili.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen paralajmëroi javën e kaluar se zgjedhjet do të jenë një “test lakmusi” për demokracinë e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG