Ndërlidhjet

Papa viziton Libanin


Papa viziton Libanin në mes te kohërave të trazuara për të krishterët arabë

Papa viziton Libanin në mes te kohërave të trazuara për të krishterët arabë

Papa Benedikti XVI është mirëpritur të premten në Bejrut nga presidenti libanez Mishel Sulejman, ku prit me nderime shtetërore, derisa këmbanat e kishave binin në qytet.

Vatikani thotë se vizita është pjesë e shtytjes së Papës për dialog ndërfetar.

Vizita ndodh në mesin e shqetësimeve për shtrirjen e konfliktit të Sirisë në Liban dhe protestave të dhunshme kundër Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore në lidhje me një projekt privat filmik, i cili tallet me profetin Muhamed.

Papa 85 vjeçar, në udhëtimin e tij të katërt në Lindjen e Mesme si papë, pritet të theksojë unitetin në mes të kishave të ndryshme të krishtera në rajon dhe paqen në mes të të krishterëve dhe myslimanëve.

Benedikti është papa i parë që viziton Libanin, që kur Xhon Poli II e vizitoi atë në vitin 1997. Vizita e tij do të kufizohet në Bejrut dhe në zonat veriore të krishtera.
XS
SM
MD
LG