Ndërlidhjet

logo-print

Gabimet fatale të recetave të shkruara me dorë


Ilustrim

Ilustrim

Një grup mjekësor në Indi ka nisur një iniciativë për të zhdukur “gabimet fatale” të shkaktuara nga dorëshkrimi i dobët i mjekëve.

Grupi jofitimprurëse Medscape India tha se nga një takim i fundit i më shumë se 100 mjekëve në shtetin perëndimor të vendit Maharashtra, është arritur përfundimi se “mungesa e qartësisë”, në recetat e shkruara mjekësore ishte përgjegjëse për një “rritje tronditëse” për vdekjet, pasi që punëtorët farmaceutikë shpesh keqinterpretojnë recetat e shkruara me dorë nga mjekët.

Medscape thotë se ka në plan që të hartojë një manual për të shërbyer si një udhëzues i shpejtë për mjekët, dhe do të ofrojë seminare të veçanta mbi teknikat për të shkruar shpejt dhe në mënyrë të qartë me shkronja të mëdha të shtypit.

Ministria e Shëndetësisë në Maharashtra ka shprehur mbështetje për nismën.
XS
SM
MD
LG