Ndërlidhjet

Erdogan: Fundi i pashmangshëm i regjimit të Asadit


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se regjimit të presidentit sirian Bashar Assad po i vie një “fund i pashmangshëm”.

AP njofton se ai iu ka kërkuar liderëve rajonalë që të bashkohen me qëllim që të pengojnë destabilizimin e mëtejm të Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit të Sirisë.

Erdogan në një konferencë ndërkombëtare në Jalta të Ukrainës, tha se “i duhet thënë me një zë ‘JO’ kësaj drame të njerëzimit, dhe të mos lejojmë që flaka ta kaplojë tërë rajonin”.

Turqia është e shqetësuar që kryengritësit kurdë mund të shfrytëzojnë vakuumin e pushtetit në Sirinë fqinje dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë kërëcnim të kryengritësve nga territori sirian.
XS
SM
MD
LG