Ndërlidhjet

Sulmohet ambasada gjermane në Sudan


Fotografi nga protesta kundër filmit amator që tall profetin Muahmed në Kajro, Egjipt

Fotografi nga protesta kundër filmit amator që tall profetin Muahmed në Kajro, Egjipt

Demonstruesit sudanezë të premten sulmuan ambasadën gjermane në Kartum dhe ngritën një flamur islamik mbi ndërtesë, gjatë një proteste kundër filmit amator të prodhuar në SHBA, të cilin myslimanët e konsiderojnë si denigrues ndaj fesë islame, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Një gazetar i Reuters-it i pa protestuesit të hyjnë në ndërtesën e ambasadës në qendër të Kartumit, ku thyen dritaret dhe ndezën një zjarr te porta kryesore.

Nuk është bërë e qartë se përse edhe misionet evropianë janë vënë në shënjestër të sulmeve.

Policia kishte provuar më parë që të shpërndajë rreth 5 mijë protestues, të cilët e kishin rrethuar ambasadën gjermane dhe atë britanike, duke hedhur gaz lotsjellës, por policët nuk janë parë afër misioneve pas sulmit.
XS
SM
MD
LG