Ndërlidhjet

Asgjësohen mallra të kontrabanduara


Asgjësimi i mallrave të kontrabanduara

Asgjësimi i mallrave të kontrabanduara

Janë asgjësuar produkte ushqimore me origjinë shtazore, bimore dhe konditori në sasi prej 9280 kg, të hyra në mënyrë të paligjshme në Kosovë.

Njoftimi bëhet i ditur nga sektroi i Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

"Falë bashkëpunimit të tri agjencive për ruajtjen e kufirit, Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë te cilat funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) është arritur që të ndalohen, sekuestrohen dhe asgjësohen mallra të kontrabanduara të cilat nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për lejimin e futjes në treg për shitje konsumatorëve", thuhet në njoftim.

Këto mallra, sipas komunikates, kanë tentuar të futen në rrugë ilegale të cilat janë ndaluar dhe konfiskuar nga Policia dhe Doganat e Kosovës si dhe me kërkesën e tyre për kontroll të produkteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është vendosur që këto produkte të asgjësohen pasi që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

"Produktet kanë pasur mungesë të dokumentacionit shëndetësor, e disa kanë qenë me afat të skaduar dhe nuk janë ruajtur në mënyrë adekuate në bazë të deklaracionit të produktit. Më qëllim të ruajtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës jemi duke ndalur dhe konfiskuar të gjitha produktet që tentojnë të futen në mënyrë ilegale duke ju shmangur taksave dhe kontrollës së sigurisë dhe cilësisë ushqimore", thuhet ne komunikatën e MIK-ut.
XS
SM
MD
LG