Ndërlidhjet

logo-print

Papa kërkon ndaljen e konfliktit sirian


Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI, që po viziton Libanin, ka bërë thirrje për ndaljen e konfliktit në Siri.

Ai ka bërë thirrje që të ndalohet furnizimi me armë në Sirinë, në të cilën konflikti, që nisi në vitin e kaluar mes regjimit të presidenti Bashar al Asadit dhe kryengritësve opozitarë ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish.

“Importi i armëve përfundimisht duhet të ndalet, sepse pa importin e armëve, lufta nuk mund të vazhdojë. Në vend që të importohet armë, që është një mëkat i rëndë, ne duhet të importojmë idetë e paqes dhe gjejmë zgjidhje në pranimin e njëri-tjetrit me dallimet tona”, ka thënë Papa.

Ndryshe, Papa Benedikti XVI është mirëpritur të premten në Bejrut nga presidenti libanez Mishel Sulejman.

Vatikani thotë se vizita është pjesë e shtytjes së Papës për dialog ndërfetar.

Vizita ndodh në mesin e shqetësimeve për shtrirjen e konfliktit të Sirisë në Liban dhe protestave të dhunshme kundër Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore.
XS
SM
MD
LG