Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat anti-amerikane


Kajro
Kajro
Protestat kundër një filmi që fyen Islamin, nuk tregojnë shenja të zbehjes. Raportet e fundit thonë se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve pranë ambasadës amerikane në Kajro.

Të paktën katër njerëz – të gjithë protestues – janë vrarë në demonstratat e rreth 20 vendeve nga Lindja e Mesme në Azinë Juglindore.

Shumica nga to kanë qenë paqësore, por disa kanë shpërthyer edhe në dhunë, sidomos në Tunizi dhe Sudan.

Një kontingjent i marinës amerikane ka arritur në Sana të Jemenit, ku forcat e sigurisë kanë luftuar me një turmë të madhe njerëzish që bënin përpjekje të marshojnë para ambasadës amerikane.
XS
SM
MD
LG