Ndërlidhjet

Opozita ruse mban “Marshet e Milionave”


Moskë
Moskë
Opozita ruse pritet të mbajë sot mitingje anti-qeveritare në Moskë dhe në qytete të tjera.

Të ashtuquajturat “Marshet e Milionave” ndodhin një ditë pasi një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin është përjashtuar nga Duma Shtetërore.

Ligjvënësit kanë votuar për largimin e Genadi Gudkovit për shkak të, siç është thënë, veprimtarive të paligjshme komerciale.

Gudkov, ish-zyrtar i Agjencisë Ruse të Inteligjencës dhe ish-aleat i Putinit, ka thënë se veprimi ishte hakmarrje politike për kritikat e tij ndaj “dështimit të reformave”.

Ai ka thënë se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të vendit.

Marshi në Moskë ka lejen e autoriteteve për pjesëmarrjen e 25,000 njerëzve.
XS
SM
MD
LG