Ndërlidhjet

logo-print
Papa Benedikti XVI vazhdon sot vizitën në Liban, duke takuar presidentin Mishel Sulejman dhe kryeministrin Naxhib Mikati.

Kjo është vizita e parë e një pape në Liban gjatë 15 vjetëve të fundit.

Paraardhësi i tij, Gjon Pauli II, ka vizituar Libanin më 1997.

Benedikti pritet të shfrytëzojë vizitën për të bërë thirrje për unitet në mes të kishave të ndryshme të rajonit dhe për pajtim në mes të myslimanëve dhe të krishterëve.

Duke folur pas arritjes në Bejrut, Benedikti ka thënë se fundamentalizmi është “gjithmonë një flasifikim i fesë”.

Vizita ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e konfliktit sirian edhe në Liban.
XS
SM
MD
LG