Ndërlidhjet

S’ka integrim të Ukrainës, "pa lirimin e Timoshenkos"


Mbështetëse e Timoshenkos
Mbështetëse e Timoshenkos
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar Ukrainën se nuk mund të integrohet në BE, për aq kohë sa ish-kryeministrja Julia Timoshenko mbetet në burg.

Blloku 27-anëtarësh i ka vënë në pritje negociatat me Ukrainën mbi marrëveshjen e asociimit dhe tregtinë e lirë, pas dënimit të Timoshenkos me shtatë vjet heqje lirie.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka thënë të premten se zgjedhjet parlamentare të tetorit do të qetësojnë shqetësimet e BE-së në lidhje me kursin demokratik të Ukrainës, si dhe “do të qartësojnë rrugën për integrim të plotë të të dyja palëve”.

Timoshenko është dënuar në tetor të vitit të kaluar, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”.

Perëndimi thotë se rasti është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG