Ndërlidhjet

Lideri i ardhshëm kinez rishfaqet në publik


Ksi Jinping - foto arkivi
Ksi Jinping - foto arkivi
Lideri i ardhshëm i Kinës është shfaqur në publik për të parën herë në dy javë. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka publikuar fotografitë e nënpresidentit Ksi Jinping.

Ksi pritet të pasojë presidentin Hu Xhintao si lider i partisë, duke shënuar kështu ndryshimin e parë të udhëheqësisë kineze në dhjetë vjet.

Javën e kaluar, Ksi ka anuluar takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, dhe të pkatën dy zyrtarë të tjerë të huaj.

Një gjë e tillë ka ngjallur spekulimet për probleme shëndetësore dhe intriga politike.
XS
SM
MD
LG