Ndërlidhjet

Papa apelon për paqe dhe bashkëjetësë fetare


Bejrut

Bejrut

Papa Benedikti XVI ka thënë se besimet e ndryshme duhet të jenë model i paqes dhe bashkëjetesës fetare në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Bejrut të Libanit, ai u ka thënë liderëve politikë, fetarë dhe kulturorë se liria fetare është e drejtë themelore për të gjithë popujt.

“Nëse duam paqe, le ta mbrojmë jetën. Kjo qasje na çon të kundërshtojmë jo vetëm luftën dhe terrorizmin, por çdo sulm mbi jetët e pafajshme të njerëzve, mbi burrat dhe gratë si krijesa të Zotit”, ka thënë Benedikti XVI.

Vizita e tij në Liban ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje se konflikti në Sirinë fqinje mund të përhapet edhe në këtë vend.
XS
SM
MD
LG