Ndërlidhjet

Fotot gjysmëlakuriq të dukeshës edhe në revistën italiane


Foto nga martesa e Proncit Uilliam me Kejt Midëllton
Foto nga martesa e Proncit Uilliam me Kejt Midëllton
Një revistë italiane, pronë e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, ka thënë se do të publikojë fotografitë gjysmëlakuriq të dukeshës britanike.

“Chi” është pjesë e shtëpisë botuese “Mondadori”, e cila zotëron edhe revistën franceze “Closer”. Kjo e fundit ka publikuar e para fotografitë e Kejt Midëlltonit, çfarë ka bërë që çifti mbretëror të ngrejë padi për shkelje të privatësisë.

“Chi” ka thënë se do të publikojë fotot në numrin e së hënës, përkatësisht në faqen 26.

Në një intervistë për AP-në, redaktori i revistës, Alfonso Signorini, ka thënë se nuk ka frikë nga veprimet ligjore dhe se “fotot janë bërë me shije dhe nuk do ta dëmtojnë imazhin e Kejtit”.

Dukesha e Kembrixhit ka bërë foto gjysmëlakuriq gjatë javës së kaluar në Francë.
XS
SM
MD
LG