Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida “përshëndet” vrasjen e ambasadorit


Bengazi

Bengazi

Dega e Al Kaidës në Jemen ka "përshëndetur" vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi dhe ka bërë thirrje për sulme të tjera, në mënyrë që "ambasadat e Shteteve të Bashkuara të dëbohen nga vendet myslimane".

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqet islamike, Al Kaida në Gjirin Arabik thotë se vrasja e ambasadorit Kristofer Stivens dhe e tre amerikanëve të tjerë në Bengazi është "shembulli më i mirë" për ata që sulmojnë ambasadat.

Sulmi në qytetin e Libisë është nxitur nga "Pafajësia e Myslimanëve", një film i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, i cili fyen Islamin dhe Profetin Muhamed.

Zemërimi me filmin ka shkaktuar protesta në gjithë botën myslimane.
XS
SM
MD
LG