Ndërlidhjet

logo-print

Vriten katër ushtarë të NATO-s


Afganistan

Afganistan

Disa trupa ndërkombëtare janë vrarë nga forcat lokale në Afganistan, në të ashtuquajturat “sulme të brendshme”.

NATO-ja ka bërë të ditur se katër trupa të saj janë vrarë të dielën nga pjesëtarë të dyshuar të policisë afgane në jug të vendit.

Lajmi pason raportet e një dite më parë, sipas të cilave një polic afgan ka vrarë dy ushtarë britanikë dhe ka plagosur tre të tjerë para se të vetëvritej në provincën Helmand.

Të paktën 51 pjesëtarë të personelit të huaj janë vrarë nga “sulmet e brendshme” këtë vit.

Ditë më parë, Ministria afgane e Mbrojtjes ka njoftuar se ka arrestuar ose shkarkuar qindra ushtarë afganë, për lidhje të dyshuara me kryengritësit talibanë.
XS
SM
MD
LG