Ndërlidhjet

logo-print

Protesta masive kundër masave të kursimit


Lisbonë - foto arkivi

Lisbonë - foto arkivi

Mbi 100,000 njerëz kanë mbushur të shtunën rrugët e Lisbonës dhe të qyteteve të tjera të Portugalisë, për të protestuar kundër masave të reja të kursimit nga qeveria e qendrës së djathtë.

Në kryeqytet, protestuesit janë përleshur me policinë, por nuk ka pasur raporte për të plagosur.

Studentët dhe artistët kanë bërë thirrje për protesta në Facebook, por ata janë mbështetur edhe nga partitë e ekstremit të majtë dhe sindikatat portugeze.

Kryeministri i Portugalisë, Pedro Pasos Kuello, ka deklaruar këtë javë se punëdhënësit do të duhet të shkurtojnë kontributet për punëtorët e sektorit privat dhe publik, në përpjekje për të krijuar vende të reja të punës.

Papunësia në Portugali qëndron në më shumë se 15 për qind.
XS
SM
MD
LG