Ndërlidhjet

Netanjahu kundër diplomacisë me Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se politikat e shtypjes së Iranit nuk do të bëjnë punë, pasi Teherani udhëhiqet nga një “lidership i fanatizmit”.

Ai i ka bërë këto komente për mediat amerikane. Netanjahu po ashtu ka thënë se nuk pajtohet me ata që thonë se lufta me Iranin do të ishte më e keqe se një Iran bërthamor.

Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara duan t’i japin më shumë kohë diplomacisë dhe sanksioneve, për të detyruar Iranin që të braktisë aktivitetin e tij të dyshuar bërthamor.

Por, Netanjahu ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Republika Islamike është afër posedimit të bombës atomike.

Teherani thotë se programi i tij ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG