Ndërlidhjet

Fyle nesër në Shkup


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, do të qëndrojë nesër në Shkup.

Vizita ndodh në kuadër të dialogut paraqasës të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Bisedimet e tilla mes palëve kanë nisur në mars të këtij viti.

Ato përqendrohen në fushën e sundimit të së drejtës, reformave në administratë, lirisë së mediave, ekonomisë së tregut, si dhe në atë të rregullativës zgjedhore.

Çështja e emrit nuk diskutohet pasi për këtë Maqedonia duhet të arrijë zgjidhje me Greqinë.
XS
SM
MD
LG