Organizata për Siguri të Përbashkët ka nisur stërvitje të gjëra ushtarake në Armeni të Kaukazit Jugor.
Rreth 2,000 trupa nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani, për pesë ditë, do të bëjnë “lojëra të luftës”.
Ministri armen i Mbrojtjes, Seiran Ohanian, ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është të krijohet “një forcë rajonale, që mund të neutralizojë kërcënimet eventuale”.
“Lojërat e luftës” mund të jenë shqetësuese për dy fqinjët e Kaukazit Jugor – Azerbajxhanin, i cili mbetet në mosmarrëveshje armiqësore me Armeninë për shkak të territorit të diskutueshëm të Nagorno Karabakut, dhe Gjeorgjinë, e cila ka kaluar në një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008 dhe vazhdon ta shohë Kremlinin si kërcënim ushtarak.