Ndërlidhjet

Revista irlandeze publikon fotot e dukeshës


Foto nga martesa e çiftit mbretëror.

Foto nga martesa e çiftit mbretëror.

Një revistë në Irlandë ka botuar fotografitë paparaci, që tregojnë gruan e Princit britanik, Kejt Midëllton, gjysmë të zhveshur.

Fotot e çiftit mbretëror janë bërë gjatë javës së kaluar në Francë dhe fillimisht janë botuar në revistën franceze “Closer”.

Zëdhënësi i çiftit, i cili tashmë ka ngritur padi gjyqësore kundër publikimit në Francë, ka akuzuar revistën “Irisht Daily Star”, se ka vepruar jashtë të drejtave të saj.

Një revistë në Itali, pronë e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, ka paralajmëruar tashmë se do të publikojë fotot në fjalë në numrin e së hënës.

Princi Uilliam dhe dukesha Kejt, të cilët aktualisht ndodhen në një turne në Lindjen e Largët, kanë thënë se janë “jashtëzakonisht të pikëlluar” për shkeljen e privatësisë së tyre.
XS
SM
MD
LG