Ndërlidhjet

Kabul: Protesta të qeta kundër filmit


Afganistan
Afganistan
Qindra njerëz janë mbledhur në rrugët e Kabulit, për të protestuar kundër filmit që tall Islamin dhe që ka shkaktuar protesta vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Policia në kryeqytetin afgan ka bërë të ditur se rreth 1,000 protestues, shumica nga ta studentë, kanë brohoritur slogane si: “Vdekje Amerikës”.

Autoritetet e rendit kanë thënë se protesta ka qenë paqësore.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” është prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Fragmente të tij paraqesin Profetin Muhamed si gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave.
XS
SM
MD
LG