Ndërlidhjet

Sulmohet makina e një punonjësi të Zyrës Administrative


Zyra Administrative në veri.

Zyra Administrative në veri.

Shefja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se persona të panjohur kanë sulmuar rreth mesnatës së mbrëmshme makinën e një punonjësi të Zyrës.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Beta, Hoxhiq ka thënë se kjo është hera e tretë që serbëve të punësuar në Zyrë, u sulmohen makinat.

“Kemi 52 punëtorë nga veriu i Mitrovicës. Nuk merremi me politikë, por vetëm ndihmojmë qytetarët. Nuk e di pse duhet të jemi shënjestër e sulmeve”, ka thënë Hoxhiq për agjencinë serbe.

Ajo ka kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të hetojnë rastin dhe kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Qeveria e Kosovës, muaj më parë, ka hapur Zyrën Administrative në veri të Kosovës, me gjithë kundërshtimet e komunitetit serb. Zyra tashmë është bërë plotësisht funksionale.
XS
SM
MD
LG