Ndërlidhjet

NATO "vret" tetë gra afgane


Afganistan
Afganistan
Raportet nga Afganistani thonë se tetë gra dhe vajza kanë humbur jetën nga sulmi ajror i forcave të NATO-s në lindje të vendit. Autoritetet thonë se aeroplanët luftarakë të NATO-s kanë sulmuar në qarkun Alingar të provincës Laghman. Gratë po mblidhnin drurë para agimit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, disa të plagosura janë shtruar për trajtim në spital – në mesin e tyre edhe një vajzë 10-vjeçare.

Koalicioni i forcave ndërkombëtare, i udhëhequr nga NATO-ja, nuk e ka komentuar ende incidentin.

NATO-ja përgatitet të dorëzojë përgjegjësitë e sigurisë tek ushtarët afganë deri në fund të vitit 2014. Ajo është futur në Afganistan në vitin 2011 pas sulmeve të 11 Shtatorit, me qëllim çmontimin e organizatës terroriste të Al Kaidës dhe largimin e talibanëve nga pushteti afgan.
XS
SM
MD
LG