Ndërlidhjet

LDK: Kritika qeverisë për varfërinë


LDK
LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar sot Qeverinë për "shtrenjtimin e kostos së jetës dhe rritjen e papunësisë".

"Gjatë këtij muaji, xhepi i kosovarëve është varfëruar për 3.1%, për shkak të inflacionit, sidomos në artikujt bazikë. Numri i të papunëve të regjistruar arrin në 336 mijë persona, shumica të varfër dhe të varur nga asistenca sociale. Qeveria Thaçi nuk bën përpjekje as për ta matur papunësinë, pasi anketa e tregut të punës nuk është financuar nga viti 2010 e këndej", thuhet në deklaratën për media të LDK-së.

Sipas saj, ceremonia e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë është mbuluar me fjalime të mëdha që "thurnin lavde për rolin e udhëheqësve të institucioneve në pavarësinë e vendit", por që "nuk adresonin problemet zhvillimore të vendit".

LDK-ja ka vlerësuar se Kosovës i duhet një qeveri më kompetente dhe përgjegjëse për brengat e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG