Ndërlidhjet

Rritet “shpërblimi” për vrasjen e shkrimtarit britanik


Salman Rushdi

Salman Rushdi

Mediat iraniane raportojnë se një fondacion islamik ka rritur shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit britanik, Salman Rushdi.

Rritja e shumës nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë thuhet të jetë përgjigje ndaj ofendimeve të Profetit Muhamed në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”, të prodhuar në SHBA.

Fondacioni “15 of Khordad Foundation” ka thënë se nëse Rushdi “do të ishte vrarë për blasfemi”, filmi që ka shkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, “nuk do të bëhej kurrë”.

Kreu i këtij fondacioni, kleriku Hasan Sanei, ka thënë se do të paguajë për këdo që zbaton “fatwan” kundër Rushdiut, të lëshuar më 1989 nga lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për shkak të librit “Vargjet e Satanit”.

Shumë myslimanë, librin e Rushdiut e konsiderojnë si blasfemi, për shkak të, siç thonë, fyerjeve që i ka bërë Kuranit dhe Profetit.

(Fatwa në Iran nënkupton dënim me vdekje)
XS
SM
MD
LG