Ndërlidhjet

Së paku 50 viktima të reja në Siri


Alepo

Alepo

Së paku 50 njerëz janë vrarë të dielën në Siri. Aktivistët thonë se numri më i madh i viktimave është shënuar në zonat pranë Damaskut dhe në qytetin verior të Alepos.

Sipas tyre, shpërthimet e predhave dhe armët e zjarrit kanë mundur të dëgjohen në gjithë Damaskun.

Luftëtarët rebelë, në anën tjetër, kanë thënë se kanë marrë "kontrollin e plotë" të lagjes Salahedin të Alepos, nga forcat qeveritare.

Revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Siri ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas aktivistëve, mbi 25,000 njerëz janë vrarë në trazira.
XS
SM
MD
LG